Rusja në krah të Putinit që u poshtërua nga Majlinda Kelmendi - Bota Sot
Rusja në krah të Putinit që u poshtërua nga Majlinda Kelmendi

Xhudo

Rusja në krah të Putinit që u poshtërua nga Majlinda Kelmendi

Nga: Kemajl Goca Më: 23 qershor 2019 Në ora: 15:35
Rusja në krah të Putinit që u poshtërua nga Majlinda Kelmendi

Data 22 qershor do të mbahet mend gjatë nga xhudistja ruse, Natalia Kuziutina, që u poshtërua në finale nga krenaria e kombit shqiptar, reprezentuesja e Kosovës, Majlinda Kelmendi (-52 kg), në kuadër të Lojërave Evropiane Minsk 2019 që po mbahen në Bjellorusi.

Image

E dyta, Natalia është shumë e afër me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, ku edhe fotot e dëshmojnë këtë. Analisti politik, Vigan Qorrolli,  tha se është edhe një fakt mbresëlënës! “Krenarisë politike i shtohet edhe një tjetër fakt mbresëlënës.

Kjo sfidantja e Majlindës dje, është përkrahëse e flaktë e Vladimir Putinit.

Siç raporton ‘Russian’ Times, madje xhudistja Kuziutina njëherë e ka lënduar në stërvitje presidentin rus.

Dje ne Minsk të Bjellorusisë, një shteti satelit të Putinit — Majlinda Kelmendi i ka lënduar që të dy. Kuziutinen me meç duke e marrë medaljen e artë, kurse Putinin emocionalisht me valëvitjen e flamurit të Kosovës dhe intonimin e shtetit që ai refuzon ta njoh”, shkruan Qorrolli.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...