Sot është radha e Lorianës, synohet tjetër medalje e artë në Minsk - Bota Sot
Sot është radha e Lorianës, synohet tjetër medalje e artë në Minsk

Xhudo

Sot është radha e Lorianës, synohet tjetër medalje e artë në Minsk

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 09:46
Loriana Kuka

Lojërat Evropiane në Minsk do të vazhdojnë e sot, me Kosovën që ka sytë kah Loriana Kuka.

Kuka do të garojë në sportin e xhudos, në kategorinë deri në 78 kilogramë, ku shpresojmë të fitojë medaljen e artë.

Garat e xhudos për ditën e tretë do të nisin sot me fillim nga ora 10:30, kurse dueli i Lorianës do të jetë i pesti me radhë në raundit e dytë tek kategorinë e saj.

Raundin e parë Kuka do ta kalojë pa kundërshtare, kurse në raundin e dytë dhe duelin e saj të parë për sot, ajo do të përballet me xhudisten britanike, Katie – Jemima Yeats – Brown.

Në rast se shënon fitore në duelin e parë, më pastaj Loriana Kuka do të ketë punë me xhudisten nga Holanda,Guusje Steenhuis.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...