Kuka: Me një gjest, presidenti Thaçi më ka lënë përshtypje shumë pozitive

Xhudo

Kuka: Me një gjest, presidenti Thaçi më ka lënë përshtypje shumë pozitive

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 23:23
Driton Kuka

Trajneri i xhudos, Driton Kuka, në emisionin “Personale”  ka dhënë opinionin e tij për tre politikan të rëndësishëm në Kosovë.

Për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, Kuka ka thënë se e vlerëson shumë momentin kur pas humbjes së shpejt në Lojërat Olimpike të Londrës, ai i kishte ftuar në darkë.

“Ishim të shokuar pas asaj humbjeje të shpejt në Lojërat Olimpike të Londrës në vitin 2012. Presidenti Thaçi ka bërë një gjest jashtëzakonisht pozitiv. Na ka ftuar në darkë. Për mua ishte një përshtypje shumë pozitive”.

Kuka thotë se megjithatë ka qenë shumë i lumtur kur Majlinda është shpallur kampione olimpike dhe Thaçi ka qenë prezent në sallë.

“Ndjehesha se e kishim një borxh ndaj tij pas asaj humbjeje të shpejt në Londër. Prandaj u ndjeva mirë që ishte prezentë në sallë kur Majlinda u bë kampione olimpike”.

Trajneri i xhudos shton se me Presidentin ka raporte korrekte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat