Laura ‘pushton’ majën e podiumit në Sarajevë  - Bota Sot
Laura ‘pushton’ majën e podiumit në Sarajevë 

Xhudo

Laura ‘pushton’ majën e podiumit në Sarajevë 

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 17:33
Laura ‘pushton’ majën e podiumit në Sarajevë 

Xhudistja Laura Fazliu ‘pushton’ majën e podiumit në Sarajevë. Ajo është xhudistja e radhës, e cila ka fituar medaljen e artë në Kupën Evropiane për juniore, që u mbajt në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës.

Garuesja jonë fitoi medaljen e artë në kategorinë -63 kg, duke fituar katër luftëra, ndërsa rrethin e parë e kishte kaluar pa luftë.

Në finale, Laura mundi holandezen, Nadia Krahten. “Pas Flaka Loxhës që fitoi të shtunën medaljen e artë në -57 kg, edhe Laura ngriti flamurin e Kosovës dhe himnin tonë në Sarajevë.

“Në BeH hymni edhe me tekst. Edhe një e artë në Sarajevë! Laura Fazliu 63 kg sjell medaljen e dytë të artë”, shkruan Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...