Presidenti shqiptar shkruan për Majlinda Kelmendin dhe çarshinë e Sarajevës

Xhudo

Presidenti shqiptar shkruan për Majlinda Kelmendin dhe çarshinë e Sarajevës

Nga: K. G. Më: 10 korrik 2019 Në ora: 12:46
Presidenti shqiptar shkruan për Majlinda Kelmendin dhe çarshinë e Sarajevës

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, shkruan për kampionen olimpike, krenarinë e kombit shqiptar, xhudisten e Kosovës Majlinda Kelmendi (-52 kg). 

“Me krenarinë e sportit shqiptar, kampionen e botës, Majlinda Kelmendi dhe ekipin e xhudos së Kosovës, kaluam momente shumë pozitive në çarshinë e Sarajevës.

Përherë kënaqësi të takohem me këta ambasadorë të shkëlqyer të vlerave më të mira njerëzore e sportive të kombit shqiptar kudo në botë”, shkruan Meta në profilin e tij në facebook.

Një takim i përzemërt dhe në zemër të Sarajevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat