Edhe kjo i ndodhi Majlinda Kelmendit me spanjollen

Xhudo

Edhe kjo i ndodhi Majlinda Kelmendit me spanjollen

Nga: Kemajl Goca Më: 12 korrik 2019 Në ora: 14:21
Majlinda në gjysmëfinale, Nora shkatërron rusen

(E plotësuar) - Edhe kjo i ndodhi Majlinda Kelmendit me spanjollen Ana Perez Box. Majlinda Kelmendi (-52 kg) mbetet pa medalje, e cila humb luftën për vend të tretë me ippon nga spanjollja. Majlinda, nuk ishte në ditën e saj, kështu është sporti dhe nuk e do e nuk e do. Kjo humbje është sportive, humbje e rrallë, por nuk duhet zhgënjyer trimëresha jonë.  

Nora Gjakova (-57 kg) është në finalen e madhe, pasi që e mposhti Miryam Roper nga Panama. 

Majlinda Kelmendi luftoi si luanesh për minuta por e pafat, pësoi me ippon nga japonezja Chishima Maeda

Majlinda Kelmendi (-52 kg) do të takohet me japonezen Chishima Maeda. Majlinda është favorite e madhe dhe për të fituar medaljen e artë në Grand Prix që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Nora Gjakova (-57 kg), në gjysmfinale ndeshet me Miryam Roper nga Panamaja, ndërsa në çerekfinale e mundi Ivelina ILieva nga Bullgaria.

Në rrethin e dytë Nora e deklasoi parë rusen Diana Dzhigaros, pastaj  Zouleiha Abzett Dabonne nga Bregu i Fildishtë. Ndërkaq, Distria Krasniqi (-48 kg) ballafaqohet me Julia Figueiroa. Distria kërkon finalen e madhe.  

Kosova drejt medaljeve të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat