Luftë e madhe e Distrisë kundër japonezes, e argjendtë - Bota Sot
Luftë e madhe e Distrisë kundër japonezes, e argjendtë

Xhudo

Luftë e madhe e Distrisë kundër japonezes, e argjendtë

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 16:52
Distria në finale, takohet me Funa Tonaki

(E plotësuar) - Distria Krasniqi fiton medaljen e argjendtë në kategorinë -48 kg në garën Prix në Budapest të Hungarisë. Ajo tregoi luftë të madhe në duel me japonezen 
Funa Tonaki. Sidomos në minutën e 2-të luftës Distria ka treguar një veprim të përsosur ndaj rivales. 
Vërtet ka qenë luftë e pakompromis mes Distrisë dhe Tonakit. Përballja e fortë e cila nuk u vendos në kohën e rregullt, por vazhdimet (pas dy minutave) përcaktuan fitues Tonakin, e cila ngadhënjeu me ippon.

Xhudistja Distria Krasniqi (-48 kg) është kualifikuar në finale në Grand Prixin e xhudos, që po mbahet në Budapest të Hungarisë. Distria mposhti me Ippon, spanjollen, Julia Figueroa.

Në finale takohet me Funa Tonaki të Japonisë.

Majlinda Kelmendi u ndal në gjysmëfinale nga japonezja, Chishima Maeda, kategoria -52 kg.

Kelmendi garon për medaljen e bronztë me spanjollen, Ana Perez Box.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...