Çfarë Akili sot i çmendur, dy hedhje të bukura rusit

Xhudo

Çfarë Akili sot i çmendur, dy hedhje të bukura rusit

Nga: K. G. Më: 13 korrik 2019 Në ora: 18:02
Çfarë Akili sot i çmendur, dy hedhje të bukura rusit

Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës, është i fascinuar me xhudistin Akil Gjakovën, i cili fitoi medaljen e artë në kategorinë -73 kg.

Në finalen e madhe Gjakova e deklasoi me ippon rusin Georgii Elbakiev. 
“Akili pas finales së fituar!

Prapë e arta vjen në Kosovë. Akil Gjakova dominon në Grand Prix Budapest!
Çfarë Akili sot i çmendur!

Luftë pas lufte deri në finale mposhti kanadezin, zviceranin e në çerekfinale legjendën e xhudos japoneze Ebinumen, në gjysmëfinale Uzbekun e në finale qershia mbi tortë rusin Elbakiev në mënyrë efikase me dy hedhje të bukura!”, shkruan Kuka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat