Agron Kuka: Akili e mposhti kampionin e trefishtë botëror dhe dy herë medalistin olimpik

Xhudo

Agron Kuka: Akili e mposhti kampionin e trefishtë botëror dhe dy herë medalistin olimpik

Nga: K. Goca Më: 13 korrik 2019 Në ora: 18:34
Agron Kuka: Akili e mposhti kampionin e trefishtë botëror dhe dy herë medalistin olimpik

Presidenti i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, thotë se xhudisti Akil Gjakova (-57 kg) ka pasur luftëra të vështira.

Gjakova triumfoi në finale kundër rusit Georgii Elbakiev, në kuadër të Grand Prix. 

“T’ju them të drejtën, për mua, lufta më të vështira për Akilin që t’i kapërcej sot kanë qenë çerekfinalja dhe gjysmëfinalja, duke e ditur që japonezi Ebinuma është kampion i trefishtë botëror dhe dy herë medalist olimpik dhe garuesi nga Uzbekistani shumë i papërshtatshëm dhe pasi kaloi këto dy pengesa për finale kam qenë optimist se Akili do të ngadhënjej. Me këtë performance Akili sot e dëshmoj se është në super formë”, thotë Kuka për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat