Thaçi krenar me ekipin e xhudos

Xhudo

Thaçi krenar me ekipin e xhudos

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 21:40
Xhudisti nga Kosova Akil Gjakova

Xhudisti nga Kosova Akil Gjakova sot fitoi medaljen e artë në Grand Prix të Budapestit të Hungarisë. Akili mposhti me Ippon xhudistin rus, Gjeorgii Elbakiev, në kategorinë -73 kg.

Me rastin e fitores së Akilit në Hungari, presidenti i vendit, Hashim Thaçi u shpreh se ndihet krenar me ekipin e xhudos. “Akil Gjakova i artë në Hungari. Krenar me ekipin e xhudos, që po i sjellë vendit suksese të njëpasnjëshme.”, shkroi Thaçi në facebook.

Fitorja e sotme është një tjetër sukses i madh i Akil Gjakovës, Driton Kukës dhe xhudos kosovare. Medalja e artë ia sjellë atij 700 pikë Olimpike për Tokio 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat