Federata Ndërkombëtare e Xhudos e shpall Akil Gjakovën garuesin më të mirë të ditës - Bota Sot
Federata Ndërkombëtare e Xhudos e shpall Akil Gjakovën garuesin më të mirë të ditës

Xhudo

Federata Ndërkombëtare e Xhudos e shpall Akil Gjakovën garuesin më të mirë të ditës

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 22:42
Xhudisti i Kosovës, Akil Gjakova

Xhudisti i Kosovës, Akil Gjakova, ka arritur që të marrë edhe çmimin ‘Garuesi më i mirë i ditës’ nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos.

Akil Gjakova tregoi një formë të lartë sot gjatë gjithë ditës dhe me plotë meritë e mori medaljen e artë në ‘Grand Prix’ të mbajtur në Budapest të Hungarisë.

Xhudisti nga Peja arriti që në gjysmëfinale ta mposht xhudistin nga Uzbekistani, Khikmatillokh Turaev, teksa në çerekfinale mundi me një ippon mjeshtëror, japonezin, Masashi Ebinuma, medalist i bronztë në Lojërat Olimpike ‘Rio 2016’.

Kurse, në finale ai arriti fitore me ippon ndaj xhudistit nga Rusia, Georgii Elbakiev, dhe kështu të marrë medaljen e artë në kategorinë -73 kilogramë. Gjithashtu, medalja e artë ia solli atij edhe 700 pikë Olimpike për Tokio 2020.

Kështu, Akil Gjakova në fund u shpall edhe si garuesi më i mirë i ditës, vlerësim ky i marrur nga IJF – Federata Ndërkombëtare e Xhudos.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...