Luftë maratonike mes shqiptares së Kosovës dhe kubanezes, ky është fituesi - Bota Sot
Luftë maratonike mes shqiptares së Kosovës dhe kubanezes, ky është fituesi

Xhudo

Luftë maratonike mes shqiptares së Kosovës dhe kubanezes, ky është fituesi

Nga: Kemajl Goca Më: 14 korrik 2019 Në ora: 13:13
Loriana Kuka

(E plotësuar) - Loriana Kuka mbetet pa medalje! Ajo në luftën në repezash nuk pati fat, duke humb pas vazhdimeve nga portugezja Patricio Sampaoi. 

Loriana Kuka (-78 kg) e pafat në çerekfinale të Grand Prix!

Luftë e madhe e Lorianës në përballje me Kaliema Antomarch nga Kuba. Lufta në kohën e rregullt përfundoi pa fitues dhe u desh vazhdimet që të përcaktojnë fituesen.

Luftë maratonike, por pas 7 minutave Loriana mundet pas një gabimi të vogël, faktikisht ka qenë e pafat. Loriana tani lufton në repezash për medalje të bronztë, ku ndeshet  Patricio Sampaoi nga Portugalia.

Xhudistja e kombëtares së Kosovës, Lorian Kuka, që garon në kategorinë -78 kg, e ka nisur për mrekulli garën Grand Prix në Budapest të Hungarisë.

Ajo shënon fitore me ippon në duel me hungarezen Fanni Toth.  Loriana tregoi luftë të madhe dhe shkatërron rivalen.

Loriana kualifikohet në rrethin e tretë, duke pretenduar që të jetë në zonën e medaljes.

Loriana tani ndeshet me kubanezen Kaliema Antomarchi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...