Majlinda Kelmendi preu shiritin në palestrën që mban emrin e saj në shtetin shqiptar!

Xhudo

Majlinda Kelmendi preu shiritin në palestrën që mban emrin e saj në shtetin shqiptar!

Nga: Kemajl Goca Më: 21 korrik 2019 Në ora: 17:11
Majlinda preu shiritin

Xhudisti veteran, Anton Cena, aktualisht trajner i klubit ‘Polici’ nga Prishtina dhe ‘Studenti’ nga Vushtrria, ka bërë një mrekulli! Ai me djersën e tij, me punën e pandalshme që ka bërë në vazhdimësi, e ndërtoi palestrën sportive special për xhudo.

Image

Anton Cena

Investimi i tij që la pa fjalë shumëkënd dhe e zgjodhi qytetin e shtetit shqiptar, Lezha. Cena me një fanatizëm të pashoq realizoi ëndrrën e tij, që të ketë një palestër sportive në shtetin amë.

Më e bukura e prej më të bukurave është se palestra e re e mban emrin e krenarisë së kombit shqiptar, kampiones olimpike, xhudistes Majlinda Kelmendi!  Majlinda së bashku me trajnerin më të mirë shqiptar, Driton Kuka, morën pjesë në ceremoninë hapëse të palestrës simpatike. Në një atmosferë festive Majlinda preu shiritin në hapjen zyrtare të kësaj palestre.  

Palestra sportive “Majlinda Kelmendi” është në Tale të Lezhës. “Një falënderim shkon për zyrën dhe ambasadën japoneze që na mundësuan vendosjen e tatamit të ri për kamp”, ka thënë Cena. Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës, trajneri që me garuesit e tij nuk ka medalje e trofe që nuk ka sjellë në shtetin e Kosovës, e vlerësoi lart këtë investim.

“Hapja solemne e Dojo që do të shërbej për kampe stërvitore në shumë sporte, por sidomos për sportin e xhudos u ndërtua nga njeriu që krejt jetën ja ka kushtuar sportit të xhudos Anton Cena. Qendra Sportive ‘Majlinda Kelmendi’ siç u emërua palestra prej tash do jetë edhe një vend ku do rriten e ndërtohen sportistë që do prezantojnë vendin tonë në gara ndërkombëtare!

Tani më në Kosovë e Shqipëri shumë palestra për sportin e xhudos po punojnë dhe veprojnë dhe do doja që në Sportin e vetëm me medalje të artë olimpike edhe shtetet të investojnë sepse deri tash investimet janë vetëm private”, ka shkruar Kuka.

Ky investim i Cenës është shembulli më i mirë dhe që duhet të ndiqet edhe nga të tjerët.

Një palestër e re e xhudos që do t’i shërbejë shumë sportistëve shqiptar, sidomos xhudos dhe është edhe një pasuri edhe për vet qytetin e Lezhës. Duhet theksuar se xhudo është sport nacional në Kosovë, që ka sjellë të gjitha medaljet e mundshme, nga medalja e artë olimpike, titulli i botës, Evropës, i Mesdheu, i Lojërave Evropiane etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat