Spanja i përulet Kosovës, Cena paralajmëron edhe Kinën! - Bota Sot
Spanja i përulet Kosovës, Cena paralajmëron edhe Kinën!

Xhudo

Spanja i përulet Kosovës, Cena paralajmëron edhe Kinën!

Nga: K. Goca Më: 26 korrik 2019 Në ora: 11:13
Spanja i përulet Kosovës, Cena paralajmëron edhe Kinën!

Xhudisti veteran Anton Cena përfaqësojë në mënyrë brilante shtetin e Kosovë në Spanjë. Cena fiton medaljen e artë në Kampionatin Evropian për veteran që u mbajt në Cran Canaria të Spanjës.

Image

Shteti spanjoll përulet para Flamurit të Kosovës, ndërsa Cena apo i arti i ynë, paralajmëron se këtë së shpejti do të bëjë edhe Kina.  Kampioni i pesëfishtë evropian për veteran ndihet sikur në qiellin e shtatë dhe aq me tepër që e lartësoi shtetin e Kosovës.

 “E ngrita flamurin në Spanje, shtet qe nuk e ka pranu Kosovën. Radhen e kanë Kina, Maroku dhe Meksika. 

Ku doni tjetër?
Nëpër çdo pikënisje ,kam planifikuar fundin e asaj rruge me vetëm një mundësi: Fund i artë, pa asnjë kompromis.

Jo sepse unë jam i etur për medalje, por më vlon brenda meje vazhdimisht dëshira për ta parë flamurin e Kosovës të valvisë kudo nëpër botë, madje edhe në shtetet që para opinionit vazhdojnë të jenë këmbëngulës mosnjohjen e Kosovës shtet.

Image

Janë pikërisht këto itinerare që po më mbajnë të jem kërkues nga vetja edhe më tej , të jem unë Policia e parë kudo që mund ta dëshmojnë. E po të flasim për angazhimin, mundin dhe gjithçka nga vetja, më besoni se janë një det i tërë...

Pa përkrahjen e juaj, miqve dhe njerëzve që njoh, pa mbështetjen e fuqishme të Policisë së Kosovës, ndoshta edhe nuk do të ia kisha dalur.

Radhë presin Kina, Meksika dhe Maroku, atje ku do të bëhen gara për të policinë më të mirë e që mezi po pres të dëgjohet himni i Kosovës, që ta dijnë se ne jemi shtet e madje të parët sa herë na jepet mundësia ta dëshmojmë me transparencë.

Për fund falënderoj ata qe me sponsorizuan qe medalja e artë për t  5 here me radhe të vije në Kosovë.

Image

Valon Kastratin, Valdet Thaçi, Burim Reka, Anton Quni, si dhe Shitoren me te madhe në Kosovë Melodia PX për veshje si edhe ashtu isha i shëmtuar si nata”, shkruan Cena.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...