Kosova merr ftesën zyrtare për Tokio 2020

Xhudo

Kosova merr ftesën zyrtare për Tokio 2020

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 15:07
Kosova merr ftesën zyrtare për Tokio 2020

Komiteti Olimpik i Kosovës përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se sot ka marrë zyrtarisht ftesë për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike verore që në vitin e ardhshëm organizohen në Tokio.

“Komiteti Olimpik i Kosovës sot ka pranuar ftesën e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike Tokyo 2020. Për Kosovën, Tokio 2020, do të jenë Lojërat e dyta Olimpike, në të cilat po ashtu synon medaljen.

Në Rio 2016, ekipi ynë Olimpik debutoi me medaljen e arit të fituar nga kampionia dhe heroina jonë, Majlinda Kelmendi” thuhet në njoftimin e KOK-ut.

Kujtojmë se në debutimin në Rio në vitin 2016, Kosova fitoi medaljen e artë në xhudo me Majlinda Kelmendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat