Njihuni me sllovaken, miken e trajnerit të Kosovës, që ka bërë edhe punë fizike

Xhudo

Njihuni me sllovaken, miken e trajnerit të Kosovës, që ka bërë edhe punë fizike

Nga: Kemajl Goca Më: 4 gusht 2019 Në ora: 16:45
Njihuni me sllovaken, miken e trajnerit të Kosovës, që ka bërë edhe punë fizike

Një foto sa një mijë fjalë e trajnerit të klubit të xhudos Polici nga Prishtina dhe Studentit nga Vushtrria, Anton Cena, kampion bote në xhudo për veteran.

Në krah të tij është sllovakja Aja Arendacova!

Image

Peshqiri i sllovakes 

Aja është mikesh e shtëpisë së tij dhe është jashtëzakonisht e dhënë pas kombit shqiptar, e do fort Flamurin Kombëtar.

“Ajo e mban hartën e Kosovës me shqiponjë të gravuar në të dhe tani edhe peshqirin me shqiponje dhe hartë të Kosovës”, tregon Cena për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Cena ka ndërtuar palestrën sportive të xhudos dhe e ka pagëzuar me emrin kampiones olimpike Majlinda Kelmendi.

Cena i palodhshëm, emër i madh dhe që po jep shumë për xhudon.
“Është ambasadore që e shfaq Kosovën në çdo eveniment në Sllovaki.

Edhe në turneun që e organizon burri i saj e kemi shpalosur flamurin e Kosovës në Sllovaki edhe pse Kosova nuk është pranuar nga Sllovakia.
Në Tale të Lezhës madje edhe ka ardh me punu punë fizike për të e përfunduar me kohë”, tregon Cena.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat