Ja kush e thërret emrin e Anton Cenës në emër të Serbisë, skandal i madh

Xhudo

Ja kush e thërret emrin e Anton Cenës në emër të Serbisë, skandal i madh

Nga: Kemajl Goca Më: 13 gusht 2019 Në ora: 10:30
Ja kush e thërret emrin e Anton Cenën në emër të Serbisë, skandal i madh

Shteti kinez ka urrejtje të madhe ndaj shtetit të Kosovës. Kina nuk e njeh shtetin e Kosovës! Xhudisti veteran i Kosovës, Anton Cena, ka pasur probleme të mëdha në Kinë, aq më keq edhe ka qenë nën përcjelljen e ashpër të sigurimit shtetëror.

Skandali i madh ka ndodhur kur organizatorët me qëllim e thërrasin emrin e Anton Cenën në emër të Serbisë. Cena ka reaguar ashpër duke e fshirë emrin SRB dhe shkruar Kosova, këtu gati sa ka nisur edhe konflikti.

“Nga data 08.08.2019 deri me 18.08.2019 në Chengdu të Kinës po mbahen garat botërore të policisë, zjarrfikës, policë burgu dhe doganier. Me këtë gara unë isha garuesi i vetëm prej Kosovë. Me të arritur këtu çdo gjë ishte në rregull.

E përfundova akreditimin dhe të nesërmen e kisha garën. Në garë çdo gjë ishte në rregull derisa përfundoj lufta e parë. Mbas lufte erdhën dy civil me ftuan në një zyre. Atje ma bën të ditur që unë nuk kam drejtë me marrë pjesë si Kosovë po si Serbi. Unë ju a shtjellova që unë jam tri herë kampion bote në këto gara për veteran si Kosovë.

Ata me thënë që Kina nuk e ka pranuar Kosovën. Dhe mbas ca minutash me thënë i lirë je. Luftën e dytë me kundër rusit duke hy në tatami me kanë thirr si Serbi. Me ta përfunduar lufta shkova te tavolina zyrtare dhe u fjalosa me udhëheqësin e garës dhe ja fshiva me stilolaps mbishkresën SRB. Me pas erdhën ata dy të sigurimit shtetëror kinez dhe më kërkuan pasaportën. Unë ju thash që pasaportën e kam në hotel edhe pse e kisha me vete.

Mbas ca minutash me thënë që pasaportën nuk e ke në hotel. Me pas ju thash që e kam me vete. Ma morën pasaportën shqiptare me vizë kineze me urdhëruan me shku me ta në akreditim me ma dhënë kartelën e akreditimit policia e Kosovës-Serbi. Unë nuk pranova një gjë të tillë. U Ankova të organizatori i garës pra amerikani. Mbas ca negociatash arritëm një marrëveshje që në kartelë të Akreditimit të me shkruan Kosovo Policë-Albania. 

Image

Me pas me kthyen në palestër me vazhduar garën. 

Mbas ca telefonatave të bëra drejtori i garës amerikani Russell ma dërgoj këtë: 
Anton, Because this is a political issue, I will not be able to get an answer on the country issue because you have an Albanian passport.  That is the problems. 

Image

Anton, meqë ky është një çeshtje politike, nuk do të mundem me marrë asnjë përgjigje në lidhje me shtetin meqë ti e ke pasaportën Shqiptare””, tregon Antoni gjithë situatën skandaloze që i ka ndodhur në Kinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat