Majlinda Kelmendi arrin në çerekfinale të botërorit Tokio 2019

Xhudo

Majlinda Kelmendi arrin në çerekfinale të botërorit Tokio 2019

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 09:11
Majlinda Kelmendi

Majlinda Kelmendi e ka nisur mbarë kampionatin botëror, që po mbahet në Tokio të Japonisë, kategoria -52 kg.

Kampionia Olimpike shënoi dy fitore, ndërsa një e kaloi pa luftë, për t’u kualifikuar në çerekfinale, në një konkurrencë tejet të fortë.

Kelmendi në raundin e dytë mposhti Lux Olvera të Meksikës, ndërsa në raundin e tretë polaken, Agata Perenc. 

Në çerekfinale, Majlinda takohet me japonzen, kampione e botës 2017 dhe nënkampione e botës 2018, Ai Shishime, nga e cila ishte mposhtur në botërorin e 2017-tës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat