Kjo i ndodhi Nora Gjakovës në Japoni

Xhudo

Kjo i ndodhi Nora Gjakovës në Japoni

Nga: K. Goca Më: 27 gusht 2019 Në ora: 09:12
Nora Gjakova

(E plotësuar) - Nora Gjakova në kategorinë -57 kg në luftë për medaljen e bronztë u ballafaqua me francezen Leonie Sarah Cysique.

Norës një gabim i kushtoi, duke humb me ippon nga francezja. Megjithatë Gjakova luftoi maksimalisht, por në sport jo edhe gjithmonë shkon sipas planit.

Gjakova e deshi shumë fitoren, por një lëvizje e pamenduar mirë i kushtoi me humbje. Kjo humbje apo mbetja pa medalje në asnjë formë nuk duhet ta dekurajojë trimerëshën tonë, e cila ka dhënë maksimumin, por si duket nuk ishte dita e kampiones evropiane.  Xhudoja deri me tash i ka sjellë dy medalje të bronzta Kosovës nga Kampionati Botëror, Distria Krasniqi në kategorinë -48 kg dhe Majlinda Kelmendi, kampione olimpike në kategorinë -52 kg. 

Nora Gjakova ka shënuar dy fitore ndërsa pësoi humbje në çerekfinale të kampionatit botëror të xhudos, që po mbahet në Tokio të Japonisë.

Nora u mposht nga bullgarja Ivelina Ilieva me shënim të artë, kategoria -57 kg. Fitore shënoi ndaj Ling Chen Lien të Taipeit dhe Justine Bishop të Zelandës së Re.

Gjakova vazhdon garën në repesazh për medaljen e bronztë. Kundërshtarja e radhës është francezja, Sarah Cysique.

Vëllai i saj, Akil Gjakova, shënoi një fitore, por në luftën e dytë u mposhtë nga Behruzi Khojazoda i Tagjikistanit, kurse mposhti Igor Wandtken e Gjermanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat