Loriana Kuka i hakmerret keq shtatlartes, fiton të bronztën në Japoni

Xhudo

Loriana Kuka i hakmerret keq shtatlartes, fiton të bronztën në Japoni

Nga: Kemajl Goca Më: 30 gusht 2019 Në ora: 11:07
Loriana Kuka lufton për medalje të bronztë

(E plotësuar) - Loriana Kuka deklason shtatlarten, fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror në Japoni.

Loriana Kuka u ballafaqua me shtatlarten Klara Apotekar nga Sllovenia.

Pa kaluar as dy minuta Loriana udhëheq ndaj sllovenes. Loriana tregoi mjeshtri dhe nuk e bëri hesap shtalartësinë e rivales. 

Ajo fiton me ippon 39 sekonda pa përfunduar sfida!

Gëzim i madh i trimëreshës tonë.

Loriana si zemër luanesh, i hakmerret Klarës për humbjen në finale me 26 janar të këtij vitit në Tel Aviv.

Kosova me pesë garues në Kampionatin Botëror, më i forti në histori, me tri medalje të bronzta: Distria Krasniqi në -48 kg, Majlinda Kelmendi në -52 kg dhe sot Loriana Kuka në -78 kg. 

Driton Kuka, trajneri më i mirë shqiptar, ka ndërtuar një armatë të frikshme të xhudos, që po sjellë medalje e medalje shtetit të Kosovës.  

Loriana Kuka si trimëreshë fiton në duel me britaniken Natalia Powell. Duel jashtazakonisht i fortë dhe Loriana ishte më e mirë në vazhdime, duke fituar me ippon, e cila përmes repezashit kërkon medaljen e bronztë, të tretën për Kosovën, pasi që deri me tani e kanë fituar Disttia Krasniqi dhe Majlinda Kelmendi në Kampionatin Botëror që po mbahet në Tokio të Japonisë. dhe futet 

Xhudistja Loriana Kuka është duke garuar në Kampionatin Botëror të xhudos, që po mbahet në Tokio të Japonisë. Xhudistja jonë është në garë për medaljen e bronzt përmes repesazhit, kategoria -78 kg.

Pas dy fitoreve radhazi ndaj gjermanes Luise Malzahn dhe argjentinases Lucia Cantero, Loriana u kualifikua në çerekfinale, ku pësoi humbje nga braziliania, Mayra Aguiar, dy herë kampione e botës dhe dy herë medaliste e bronztë Olimpike.

Në luftën e parë të repesazhit përballet me Natalie Powel të Britanisë së Madhe, medaliste e bronztë e botërorit 2017.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat