Agron Kuka: Befasia më e madhe është medalja e Lorianës  - Bota Sot
Agron Kuka: Befasia më e madhe është medalja e Lorianës 

Xhudo

Agron Kuka: Befasia më e madhe është medalja e Lorianës 

Nga: Kemajl Goca Më: 30 gusht 2019 Në ora: 14:08
Dritoni, Loriana e Agroni

Presidenti i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, tha se është një mrekulli të fitosh tri medalje si Kosovë në Kampionatin Botëror të xhudos. Distria Krasniqi (-48 kg), Majlinda Kelmendi (-52 kg) dhe Loriana Kuka (-78 kg) fituan medalje të bronzta në Kampionatin Botëror, që po mbahet në Tokio të Japonisë dhe që vlerësohet më i forti në histori të këtij sporti.  

“Tri medalje nga Kampionati Botëror është mrekullia vet, befasia më e madhe është medalja e Lorianës që sapo e fitoj dhe atë bindshëm duke e mposhtur kampionen e Lojërave Evropiane të dy muajve më parë. Përformanca e sotme e Lorianës na ka dëshmuar se kemi të bëjmë me një potencial të jashtëzakonshëm!

Dua ti përgëzoj publikisht trajnerin për punën vetëmohuese dhe garuesit për sakrificën që po bëjnë për t’u arritur rezultate kulminante”, tha Kuka për gazetën kombëtare “Bota sot”. Puna e vëllezërve Kukajt, Dritonit dhe Agronit, po sjellin rezultate kulmore.

Puna e tyre profesionale duhet të merret model nga të gjitha sportet në vendin tonë, nëse duan të shohin dritë të bardhë në të ardhmen.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...