Driton Kuka: S’doja të jem i tillë me Fabin!

Xhudo

Driton Kuka: S’doja të jem i tillë me Fabin!

Nga: K. Goca Më: 31 gusht 2019 Në ora: 10:29
Driton Kuka: S’doja të jem i tillë me Fabin!

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës në xhudo, Driton Kuka, ka pasur një mijë e një arsye që të fluturoi nga gëzimi jo vetëm për tri medalje të bronzta, por edhe që ka zbuluar një potencial të madh si Loriana Kuka, e cila bëri senzacion duke fituar medaljen e bronztë në kategorinë -78 kg në Kampionatin Botëror të Tokios në Japoni.   

“Kisha vështirësi por ja arrita që gëzimi im për medaljen e Lorianës të ishte i matur!

Arsyen po e ndaj me ju!

Në ndërtimin tim si trajner përkrahjen më të madhe e kam pas nga Marjan Fabjan përndryshe trajner i garueses sllovene kundër të cilës Loriana garoj për medalje! 

Njeri që e respektoj dhe çmoj më shumë se gjithë të tjerët në Botën e xhudos!
Para daljes në tatami trajnerët në mes vete s’flasin kurrë, para luftës ndërtohet një urrejtje në mes nesh, ndjenjë kjo e çuditshme por e tillë është.

S’doja të jem i tillë me Fabin, qëndrova larg para dhe pas luftës.

Ai e kishte vërejt që s’po ndjehem mirë dhe mbas ceremonisë kërkoj të dëgjohem dhe biseduam si miq, më relaksoj me bisedën e tij me mua!”, shkruan Kuka në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat