Laura e shtrin përtoke çeken, fiton të bronztën në Kampionatin Botëror

Xhudo

Laura e shtrin përtoke çeken, fiton të bronztën në Kampionatin Botëror

Nga: K. G. Më: 17 tetor 2019 Në ora: 16:37
Laura e shtrin përtoke çeken, fiton të bronztën në Kampionatin Botëror

(E plotësuar) - Xhudistja e talentuar e kombëtares së Kosovës, Laura Fazliu (-63 kg), fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror U-21 që po mbahet në Maroko. Ajo në repezash në luftë për medalje të bronztë e shtriu përtoke çeken Renata Zachova. Laura fiton me ippon.

"Edhe një medalje nga Kampionati Botëror për xhudon!
Bravo Laura Fazliu na bane krenar sot", shkruan Kuka.

Xhudistja Laura Fazliu lufton për medalje.

Shënoj plot katër fitore e pësoj njē humbje,rezultati më i madh i Laures deri tash në Kampionate Botërore.
Laura muajin e kaluar fitoj medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian dhe shpresojmë në medalje edhe nga Botërori.

Flaka Loxha një luftē ishte e lirë luftën e dytë shënoj fitore e pêsoj humbje nga Koreanja!
Medalja e Laures do i jepte edhe goxha pikë Olimpike marr parasysh që Botërori U21 llogaritet edhe për Normë Olimpike

Shpresojmë në medalje, shkruan Driton Kuka, selektor i kombëtares së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat