Kuka: Xhudo sivjet ka arritur më shumë se kurrë më parë  - Bota Sot
Kuka: Xhudo sivjet ka arritur më shumë se kurrë më parë 

Xhudo

Kuka: Xhudo sivjet ka arritur më shumë se kurrë më parë 

Nga: K. G. Më: 19 tetor 2019 Në ora: 12:48
Kuka: Xhudo sivjet ka arritur më shumë se kurrë më parë 

Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës, tha se xhudo gjatë këtij viti ka arritur më shumë se kurrë.

“Botërori 21 për Kosovën përfundoj!

Tre garues morën pjesë siç e kemi cek ma herët fituam një medalje!

Laura Fazliu fitoj medaljen e bronztë në kategorinë 63 kg 5 fitore e një humbje, rezultat fantastik i saj.

Flaka Loxha 57 kg një fitore një humbje vendi i 9 si dhe Shpat Zekaj 100 kg i cili sivjet po kalon një krizë në formën e tij pësoj një humbje dhe mbeti pa plasman.
Nga përvoja ime me garues kriza të tilla ndodhin përkundër përkushtimit dhe punës serioze të Shpatit, do e tejkalojmë së bashku edhe këtë krizë që po e kalon!

Xhudo sivjet ka arritur më shumë se kurrë më parë Medalje Elitare në Kampionate Botërore tri të tilla në Tokio si dhe tash një në Maroko për grupmoshën u21
Sfida e ardhshme Grand Slam Abu Dhabi javën tjetër me ekipin Olimpik.

Foto nga fitorja e Laures në luftën vendimtare për medalje kundër Çekes Renata Zachova!
Shpresoj që fitorja ndaj garueses Çeke të jetë me këmbë të mbarë për fitoren e Kosovës kundër Çekisë muajin tjetër në futboll”, shkruan Kuka.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat