Ky është rezultati final i reprezentueses së Kosovës në Emiratet Arabe

Xhudo

Ky është rezultati final i reprezentueses së Kosovës në Emiratet Arabe

Nga: Kemajl Goca Më: 26 tetor 2019 Në ora: 09:59
Loriana Kuka

(E plotësuar) - Reprezentuesja e Kosovës, Loriana Kuka (-78 kg), bëri një gabim dhe i kushtoi me humbje me ippon nga francezja Madeleine Malonga. Vërtet Loriana e filloi shumë bukur sfidën por sporti është i tillë apo siç i thonë i paparashikueshëm, duke pësuar humbje një minutë e 38 sekonda sa kishin mbetur deri në fund.

Kjo humbje assesi nuk duhet ta zhgënjejë Lorianën e cila tregoi luftëra të shkëlqyeshme, por që ishte e pafat dhe mbetet pa medalje, e cila kishte depërtuar deri në gjysmëfinale megjithatë në repezazh humbi në garën Grand Slam, që po mbahet në Abu Dhabi.

Loriana Kuka (-78 kG) u ndesh në gjysmëfinale me Klara Apotekarin e Sllovenisë, ku u zhvillua luftë e fortë deri në pikën e fundit.

Klara shtatlarte, por Loriana në asnjë çast nuk u dorëzua, duke dëshmuar fuqinë e saj. Në kohën e rregullt nuk pati fitues, ndërsa pas vazhdimeve Klara fitoi dhe Loriana nuk kishte fat e cila do të luftoi në repezash për medalje. 

Loriana e fuqishme, nuk njeh rivale, me formën e saj po çmend arabët, ajo e mposht edhe anglezen Natalie Powell.

Xhudistja e talentuar e kombëtares së Kosovës, Loriana Kuka (-78), po shkon drejt medaljes në turneun Grand Slam në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe. 

Loriana e jashtëzakonshme, në rrethin e parë e mposhti me ippon  garuesen nga Uzbekistani Nodira Yuldasheva dhe pastaj e shkatërroi kinezen Fei Ceh.

Në çerekfinale do të ballafaqohet me anglezen Natalie Powell.

Pritet një luftë jashtëzakonisht e fortë dhe edhe një shpërthim të Lorianës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat