Kuka: Gara e fundit për këtë vit do të jetë Mastersi

Xhudo

Kuka: Gara e fundit për këtë vit do të jetë Mastersi

Nga: K. Goca Më: 26 tetor 2019 Në ora: 16:37
Driton Kuka dhe Majlinda Kelmendi

Kosova kthehet me një medalje nga gara prestigjioze Grand Slam, që u mbajt në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe. Një sukses i madh për shtetit tonë. Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës në xhudo, Driton Kuka, thur elozhe për krenarinë e kombit shqiptar, kampionen olimpike Majlinda Kelmendi (-52 kg).  

“Grand Slam Abu Dhabi 2019 përfundoj për Kosovën! Majlinda shkëlqeu përsëri me medalje të artë.

Sot garoj Loriana Kuka 78 kg zuri vendin e 5 dhe mori 350 pikë Olimpike, përderisa në luftën për finale realisht kishte gjasa për fitore, në luftën për medalje humbi kundër francezes kampione aktuale botërore Malonga ku nuk ishte në performancën e saj të duhur!

Deri në gjysmëfinale mposhti garueset nga Uzbekistani, mandej kinezen dhe në çerekfinale anglezen Powell. Akil Gjakova 73 kg dhe Nora Gjakova 57 kg fituan nga një luftë dhe mandej humbën në luftën e dytë, nuk ishin as për së afërmi në nivelin e tyre të pritshëm.

Vlen të ceket që për garë ishte lajmëruar edhe Distria Krasniqi por ajo nuk arriti peshën e duhur për garë!

Gara e fundit për këtë vit do jetë Mastersi që mbahet në dhjetor në Qingdao të Kinës!”, shkruan Kuka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat