Kjo ishte deklarata për trajnerin e madh e Driton Kukajt në vitin 1989! 

Xhudo

Kjo ishte deklarata për trajnerin e madh e Driton Kukajt në vitin 1989! 

Nga: Kemajl Goca Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 12:02
Kukaj me Majlinda Kelmendin

Pak e din që ishte bërë gabim teknik deklarata e asaj kohe e Driton Kukajt në shtojcën e sportit të gazetës “Rilindja”, në atëkohë, pikërisht ditë e shtunë (numër festiv 30-31 dhjetor 1989 dhe 1-2 janar 1990).

Image

Deklarata e asaj kohe

Po e publikojmë një deklaratë që u bë gabim teknik atëkohë, sepse Kukaj nuk ishte mundës i Prishtinës por xhudist i madh!

“Kam shumë dëshirë porse ajo e dorës së parë është: të marr pjesë në Kampionatin Botëror në Argjentinë dhe ta fitoj njërën nga medaljet.

Pastaj klubi im i mundjes Prishtina ta fitojë titullin e kampionit shtetëror dhe trajneri i tashëm, i ynë Mentas Allajbegu të mbetet në klub dhe të punojë në kushte më të volitshme", kështu ishte publikuar gabimisht  deklarata e dikujt tjetër në emër të Kukajt, tani është selektor i kombëtares së Kosovës në xhudo dhe trajner i kampiones olimpike, xhudistes Majlinda Kelmendit. Trajner me përmasa botërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat