Xhudistë përfaqësojnë Kosovën në garën e fundit për këtë vit

Xhudo

Xhudistë përfaqësojnë Kosovën në garën e fundit për këtë vit

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 14:01
Xhudistë përfaqësojnë Kosovën në garën e fundit për këtë vit

Gara e fundit për këtë vit kalendarik të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos (IJF) do të jetë ‘World Judo Masters’.

32 xhudistët e parë të ranguar në ranglistën Botërore të Federatës Botërore të xhudos në secilën kategori do të marrin pjesë në këtë garë.

Edhe Kosova do të jetë pjesë e kësaj gare, ku do të përfaqësohet me tre xhudistë: Distria Krasniqi, Nora Gjakova dhe Akil Gjakova.

Disitria Krasniqi (-48kg) në ndeshjen e parë takohet me fituesen e ndeshjes ndërmjet brazilianes Gabriela Chibana dhe gjermanes Katharina Menz.

Kurse, Nora Gjakova (-57kg) në ndeshjen e parë takohet me koreanen Jisu Kim.

Dhe për fund, Akil Gjakova (-73kg) në ndeshjen e parë takohet me garuesin nga Gjermania Anthony Zingg.

Distria dhe Nora do t’i zhvillojnë përballjet nesër kurse Akili pasnesër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat