Majlinda, foto e dekades e zgjedhur nga fotografi më i famshëm i botës

Xhudo

Majlinda, foto e dekades e zgjedhur nga fotografi më i famshëm i botës

Më: 31 dhjetor 2019 Në ora: 10:58
Majlinda, foto e dekades e zgjedhur nga fotografi më i famshëm i botës

Trajneri i xhudos, Driton Kuka ka postuar foton që është zgjedhur si më e mira e dekadës në xhudo.

Kuka në rrjetin social Facebook ka postuar foton që ka përzgjedhur David Finch, fotografi më i famshëm në xhudo.

“Foto e dekades e zgjedhur nga fotografi më i famshëm i Botës së xhudos! Ky moment,kjo pamje flet shumë! Urime 2020 me foton e dekades nga Federata Botërore e Xhudos!”, ka shkruar Toni Kuka.

Ndërkaq, fotografi ka thënë se “e dua këtë fotografi për shkak të pamjes së habitur në fytyrën e Majlinda Kelmendit dhe se si xhudo përfshin respekt dhe miqësi ndryshe nga shumë arte të tjera marciale”.

Kjo fotografi është shkrepur pak çaste pasi Kelmendi e fitoi medaljen e artë Olimpike në Rio de Janeiro të Brailit, pasi e kishte mposhtur italianen Odette Giuffrida në finale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat