E pabesueshme se si e pret Majlinda Kelmendi vitin e ri

Xhudo

E pabesueshme se si e pret Majlinda Kelmendi vitin e ri

Më: 31 dhjetor 2019 Në ora: 15:00
E pabesueshme se si e pret Majlinda Kelmendi vitin e ri

Majlinda Kelmendi, sportistja më e trofeshme e Kosovës e përmbyll vitin 2019 si shumë të suksesshëm meqë u kthye nga një lëndim i rëndë dhe arriti të fitojë medalje në Kampionat Botëror dhe të ngritet në rang listën botërore dhe atë olimpike.

Në një intervistë për Insportin, Kelmendi, e cila njihet si sportiste që ka shumë përkushtim dhe profesionalizëm në punën e saj, tregon “rutinën” e saj për vit të ri dhe kohë të festave.

“Ne edhe më 31 dhjetor kemi stërvitje dhe nuk kemi shumë kohë për festa. Toni (trajneri Driton Kuka), na jep pushim në 1 janar, nuk kemi stërvitje paradite, kurse në mbrëmje bëjmë stërvitje pak.

Ndoshta kur ta përfundoj karrierën kam kohë të festoj dhe të shtoj në peshë, por tash nuk ankohem pse nuk festoj shumë” deklaroi Kelmendi për Insportin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat