Kuka: Dritoni si samuraj i vërtetë

Xhudo

Kuka: Dritoni si samuraj i vërtetë

Nga: Kemajl Goca Më: 1 janar 2020 Në ora: 13:02
Agron Kuka

Agron Kuka, president i Federatës së Xhudos së Kosovës, tha se është një vit për t’u mbajtur mend, duke marr parasysh sukseset e mëdha të të gjithë garuesve, që morën pjesë në garat e nivelit të lartë e deri të Kampionati Botëror. “Për xhudon kosovare viti 2019 është vit për t’u mbajtur mend, që nga gara e parë që ka qenë në muajin e parë e deri tani te gara e fundit para dy ditësh. E veçanta e të gjitha garave që kemi marrë pjesë për seniorë është se nga të gjitha jemi kthyer me medalje! Natyrisht më të vlefshmet janë ato nga Kampionati Botëror nga ku u kthyem me tri medalje si dhe Lojërat Evropiane poashtu me tri medalje. Medalje nga Kampionati Botëror dhe Evropian gjatë këtij viti kemi pasur edhe në kategori të juniorëve.Befasia dhe krenaria e këtij viti për mua dhe jo vetëm lidhet me një emër e ajo është Loriana Kuka e cila përveç që na ka befasuar të gjithëve për të mirë duke fituar medalje në Kampionatin Botëror dhe evropian poashtu na ka bërë krenarë të gjithëve e në veçanti mua si mbesë që e kam”, thotë Kuka për gazetën kombëtare “Bota sot”. Agroni flet edhe për Dritonin, një trajner me përmasa botërore, të cilin e lakmojnë edhe shtetet më të fuqishme. “Dritoni tani e një kohë funksionon si profesionist dhe samuraj i vërtetë nuk ndikohet shumë nga emocionet ,natyrisht se me rritjen e ekipit përgjegjësitë janë shumë më të mëdha por unë kam bindjen e plotë se do ia dalin ta përmbushin misionin për Olimpiadën – ‘Tokyo 2020’”, tha Agroni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat