Loriana krenare e me synime të mëdha

Xhudo

Loriana krenare e me synime të mëdha

Nga: K.G Më: 1 janar 2020 Në ora: 13:08
Loriana Kuka

Xhudistja Loriana Kuka (-78 kg), është talentja më e madhe në vendin tonë e cila është në formën më të mira dhe që ka synime të mëdha.

Ajo ndihet krenare që ka pasur një vit shumë të mirë dhe me pretendime që me pas edhe një vit më të mirë në vitin 2020.

Loriana tregon sa kur ishte nervoze dhe çka e befasojë më së shumti. “Jam ndier shumë krenare, secilën herë kur është ngritur Flamurin e Kosovës për neve xhudisteve. Momenti kur isha nervoz janë kanë kur kam humbur luftërat që realisht kam mundur mi fituar. Vjet kam arrit me fitu një medalje në Lojërat Evropiane dhe në Kampionatin Botëror për seniorë, ku ka qenë befasia jo vetëm por edhe për të tjerët, por edhe për mua”, ka deklaruar Loriana.

Xhudistja po përgatitet për vitin e madh, për vitin 2020. “Krejt ekipi jemi duke u përgatitur bashkë për Lojërat Olimpike. Jemi duke e dhënë maksimumin për me kanë me të gatshme edhe të përgatitur se deri me tash”, tha Loriana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat