Komuna e Sanjos së Japonisë përgatitë muze për Ekipin Olimpik të Kosovës - Bota Sot
Komuna e Sanjos së Japonisë përgatitë muze për Ekipin Olimpik të Kosovës

Xhudo

Komuna e Sanjos së Japonisë përgatitë muze për Ekipin Olimpik të Kosovës

Më: 17 janar 2020 Në ora: 11:56
Komuna e Sanjos së Japonisë përgatitë muze për Ekipin Olimpik të Kosovës

Komuna e Sanjos së Japonisë, e cila do të mirëpres Ekipin Olimpik të Kosovës në Lojërat Olimpike Tokio 2020, ka përgatitur një muze të vogël për Ekipin Olimpik të Kosovës.

Në qendër të vëmendjes janë kampionët e xhudos, përkatësisht kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi.

"Krenar që kemi miq kaq të fortë në Sanjo! Faleminderit Kryetar i Komunës kunisadaisato", ka shkruar ambasadori i Kosovës në Japoni, Leon Malazogu.

Secili Ekip Olimpik do të vendoset nëpër qytete të ndryshme të Japonisë, 10 ditë para hapjes së Lojërave Olimpike Tokio 2020, me qëllim të adaptimit me klimën dhe ushqimin japonez.

Ekipi ynë do të vendoset në Sanjo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat