Dy xhudistë nga Kosova fitojnë medalje në Itali

Xhudo

Dy xhudistë nga Kosova fitojnë medalje në Itali

Më: 25 janar 2020 Në ora: 23:02
Dardan Cena dhe Anes Veseli

Dy xhudistët kosovarë, Dardan Cena dhe Anes Veseli, kanë siguruar medalje në garën ndërkombëtare të xhudos Alpe Adria në Lignano të Italisë.

Cena e ka fituar medaljen e artë; ndërsa Veseli të bronztën.

Kështu ka njoftuar trajneri Driton Kuka përmes një shkrimi në Facebook.

Dardan Cena i artë 66 kilogramë U18

Anes Veseli i bronztë 81 kilogramë U18

“Loris Sharapolli e Ermal Salihaj luftuan mirë duke arritur nga tre fitore e pastaj duke pësuar humbje, por të cilat nuk mjaftuan për të hyrë në zonën e medaljeve”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook.

Një fundjavë e gjatë për xhudon Kosovare
Pas medaljes së Nores në Grand Prix në Tel Aviv në udhëtimin e saj drejt Lojërave Olimpike në anën tjetër në Itali kadetët dhe juniorët meshkuj sot e nesër po vazhdojnë me medalje!
Turneu Alpeadria në Lignano për Kosovën sot sjelli si vijon :
Dardan Cena i artë 66 kg U18 dhe
Anes Veseli i bronztë 81 kg U18
Loris Sharapolli e Ermal Salihaj luftuan mirë duke arritur nga tri fitore e pastaj duke pësuar humbje por të cilat nuk mjaftuan për të hy në zonen e medaljeve!
Neser vazhdojnë garat me Shpatin dhe juniorët tjerë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat