Kuka: Parisi prapë po merr frymë shqip - Bota Sot
Kuka: Parisi prapë po merr frymë shqip

Xhudo

Kuka: Parisi prapë po merr frymë shqip

Më: 8 shkurt 2020 Në ora: 18:00
Driton Kuka dhe Distria Krasniqi

Trajneri Driton Kuka përmes një postimi në Facebook ka thënë se Parisi sërish po merr frymë shqip.

Kjo pas medaljes së artë nga Distria Krasniqi në Grand Slamin e Parisit.

Krasniqi ishte e pandalshme në kategorinë 52 kilogramë duke e rrëmbyer të artën, derisa në garë për të bronztën është Nora Gjakova.

“Po, po Parisi prapë merr frymë shqip. Distria e artë para 20 mijë shikuesve në Paris Bercy. Grand Slami i Parisit për të gjashtën herë po flet shqip me medalje të arta. Kosova mbi të gjitha”, ka shkruar Kuka.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat