Vëllezërit Kukaj, Dritoni e Agroni, me garuesit e tyre po e çojnë në këmbë botën sportive. Dritoni është selektor dhe Agroni – president i Federatës së Xhudos së Kosovës, të cilëve ia kanë lakmi e tërë bota, për nivelin e xhudisteve e të xhudistëve që kanë krijuar e për sukseset që po shënojnë.
Në fotografi në të majtë është Sylejman Kuka, vëllai i madh i Agronit dhe Dritonit.
Syla është mbështetës i madh i vëllezërve të tij dhe ka merita të mëdha për rezultatet që kanë arritur deri me tash. Përkrah Sylës është vajza e tij, xhudistja e talentuar Loriana Kuka, pastaj Nora Gjakova, Dritoni dhe Agroni.
Vëllëzërit Kuka që po e bëjnë të lumtur kombin shqiptar me suksese të njëpasnjëshme, duke i prurë Kosovës edhe medaljen e artë olimpike në vitin 2016 kur kishte vetëm 8 vite shtet, shteti më i ri në botë.
Kukajt nuk e kanë ndërmend të ndalen, synojnë me garueset e tyre edhe shumë medalje olimpike për Kosovën.
Syla është në Paris dhe përgëzoi Distria Krasniqin për medaljen e artë dhe Nora Gjakovën për të bronztën në garën e madhe Grand Slam.