S’ka jep gol Ronaldo, as Messi. Këto ishin duartrokitjet e 20 mijë shikuesve për Distria Krasniqin

Xhudo

S’ka jep gol Ronaldo, as Messi. Këto ishin duartrokitjet e 20 mijë shikuesve për Distria Krasniqin

Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 19:02
Pamje nga vendi i ngjarjes

Trajneri i xhudos, Driton Kuka, ka arsye që të ndihet krenar me ekipin e tij nga të dyja konkurrencat.

Para dy ditëve, Disitria Krasniqi, arriti që t’i sigurojë Kosovës medaljen e artë në ‘Grand Slamin’ e Parisit në kategorinë -52 kilogramë.

Xhudistja nga Kosova në finale mposhti xhudisten italiane, Giuffrida Odetta, me anjë të një ‘Wassari’, duke e rrëzuar kundërshtaren.

Trajneri i suksesshëm nga Peja, Driton Kuka, ka publikuar një video në ‘Facebook’, ku shihen të gjithë të pranishmit duke duartrokitur, pas fitores së Distria Krasniqit.

“Ska jep gol Ronaldo as Mesi … Duartrokitet Distria pas fitores në finalen e Grand Slam Paris! Pamje spektakolare në Bercy Arenën e stërmbushur!” – ka shkruar Kuka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat