E premtja e madhe për krenarinë e kombit shqiptar, Majlindën

Xhudo

E premtja e madhe për krenarinë e kombit shqiptar, Majlindën

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 16:29
E premtja e madhe për krenarinë e kombit shqiptar, Majlindën

Shtatorja e heroinës tonë, kampiones Olimpike, Majlinda Kelmendi, do të përurohet të premten (28 shkurt) në vendlindjen e saj në Pejë.

Përurimin e shtatores do ta bëjë presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer, i cili do të jetë i pranishëm edhe në ceremoninë e Laureatëve 2019, të organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës më 27 shkurt.

Majlinda është sportistja e vetme e Kosovës me medalje Olimpike. Ajo fitoi të artën në kategorinë -52 kg të xhudos në Lojërat Olimpike RIO 2016.

E premtja e madhe për krenarinë e kombit shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat