Trajneri i Majlinda Kelmendit, me një pyetje interesante

Xhudo

Trajneri i Majlinda Kelmendit, me një pyetje interesante

Më: 15 mars 2020 Në ora: 15:53
Trajneri i Majlinda Kelmendit, me një pyetje interesante

Lojërat Olimpike do mbahen,shtyhen apo ... Nga këndi i trajnerit!

Plot katër vite punë për një qellim,pa u ndal asnjêherë,mozaik i larmishëm me katrorë të shumtë,enigma e dilema për qindra sisteme të punês që vlojnë në kokën e një treneri drejt një qëllimi - Medalja në Lojëra Olimpike!

Viti 2020- Viti Olimpik!

Viti kur trenerêt hyjnë në zonën finale të detaleve siç preferoj ta quaj deri në xero,kjo nënkupton çdo ditë e planifikuar deri në minuta e saktë.

E tash ky koncept në shumë shtete të fuqishme po bjen poshtë si shkak i Coronavirusit!
Plani i ekipit tim Olimpik me plot pesë garues brenda Normës Olimpike i përpunuar plotësisht me ditë e orë,me ditën e nisjes e kohën e arritjes,me qytetin mikëpritës e infrastrukturën atje,me llogaritjen e aklimatizimit të ekipit e shumë e shumë detale tjera tani më po më duket që do pësoj ndryshime.!?

Këto dy javë çdo ditë telefonata nga koleg trener me nivel të lartë,diskutime miqësore si të mbahet forma,si të stërvitet e shumë diskutime tjera,dhe të gjithë po pajtohemi që Olimpiada nuk do mbahet në kohë thjesht për tu kuptuar që Plani katër vjeçar rrënohet në kokat e çdo treneri serioz dhe hap dilema tjera!

Dhashtë Zoti që populli ynë ta kaloj me sa më pak pasoja këtë problem kjo tani është më e rëndesishmja.
E kokat e trenerëve do punojnë për çdo lëvizje eventuale të datës së Lojërave Olimpike duke gjetur modalitete e mundësi për të gjetur zgjedhje drejt formës optimale për garuesit tonë!", shkruan Driton Kuka, selektor i kombëtares së Kosovës në xhudo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat