Lajm i keq për Kosovën, kjo është arsyeja - Bota Sot
Lajm i keq për Kosovën, kjo është arsyeja

Xhudo

Lajm i keq për Kosovën, kjo është arsyeja

Më: 1 prill 2020 Në ora: 13:14
Lajm i keq për Kosovëm, kjo është arsyeja

Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG) dhe Qeveria e Algjerisë kanë marrë vendim për të shtyrë për një vit Lojërat Mesdhetare të Omanit.

Lojërat Mesdhetare Oman 2021, të parapara për t’u mbajtur në verën e vitit të ardhshëm, tani do të organizohen në vitin 2022.

Vendimi për shtyrjen është marrë pas përhapjes së pandemisë së koronavirusit COVID-19, shkaku i së cilës u shtynë edhe Lojërat Olimpike Tokio 2020, të cilat do të mbahen në verën e vitit 2021.

Datat e sakta të organizimit do të vendosen në ditët e ardhshme.

Kosova në Lojërat Mesdhetare ka katër medalje, tri të arta dhe një të argjendtë, të gjitha të fituara nga xhudo në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat