Trajneri i xhudos, Driton Kuka, ka shprehur trishtimin e tij pas vdekjes së Flamur Shashës.
Shasha, i cili ishte trajneri i karatesë, ndërroi jetë në moshën 38-vjeçare, derisa ishte i infektuar me COVID-19.
Kuka ka kujtuar Shashën përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.
“Pusho në paqe miku im Flamur!”, ka shkruar Kuka.
“Lajm i trishtë humbja jote,na tronditi të gjithëve. Qyteti i Pejës sot humbi një ish-sportist e trajner të madh. Do të të kujtojmë gjithmonë e Diani po ec rrugës tënde e po bëhet sportist shembullor dhe do jetë krenar gjithmonë me veprat tua”, ka shkruar më tej ai.