Xhudisti i mirënjohur veteran Anton Cena, aktualisht trajner i klubit Polici nga Prishtina, ka provokuar dikë, duke thënë se dikush e bartë kokën veç me harxhuar shampon!
“Dikush e bartë kokën vetëm me harxhuar ujë, shampon dhe me e paguar berberin për shkurtim flokësh e unë për me mendu.
Andaj edhe gjatë ushtrimeve po mendoj diçka...”, provokon në një formë Cena.
Anton Cena është prej më aktivi në sportin e Kosovës, po ashtu edhe djali i tij Dardani është xhudist i talentuar.