Testohet për Covid-19 Ekipi i Xhudos, të gjithë dalin negativ

Xhudo

Testohet për Covid-19 Ekipi i Xhudos, të gjithë dalin negativ

Nga: E.R Më: 16 korrik 2020 Në ora: 09:11
Driton Kuka

Përzgjedhësi i Kosovës në xhudo, Driton Kuka, përmes një postimi në Facebook, ka treguar se i ka kryer testimet për Covid-19, para udhëtimit për në Poreç të Kroacisë.

''Ekipi ynë Elitar dje u testua dhe që të gjithë dolën negativ'', shkruan Kuka, transmeton ''Bota sot''.

Postimi i plotë në Facebook

Ekipi ynë Elitar dje u testua dhe që të gjithë dolën negativ!
Tashmë kemi udhëtuar në stërvitje të përbashkëta me reprezentuesit Kroat e Slloven në Poreç të Kroacisë.
Ishte kënaqêsi bashkëpunimi me Profesorin e nderuar Naser Ramadani i cili është në krye të heronjve mantelbardhë që po përballen në vijën e parë të frontit kundër pandemisë!
Falenderim i veçantë për Dr Adnora Nurboja udhëheqëse dhe stafit nga Peja për testime.
Me njerëz si ju Kosova do ja dal edhe kësaj sfide.
Të përkrahim këta heronj me kujdes të shtuar,të ruajmë familjet tona,miqtë tanë e popullin e Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat