Hashim Thaçi për Majlinda Kelmendin: Presidenti i Serbisë në shenjë proteste braktisi tribunat! Derisa ekipi ynë hidhte...

Xhudo

Hashim Thaçi për Majlinda Kelmendin: Presidenti i Serbisë në shenjë proteste braktisi tribunat! Derisa ekipi ynë hidhte...

Nga: K.G. Më: 7 gusht 2020 Në ora: 13:15
Hashim Thaçi e kujton momentin kulminant të Majlindës

Në vitin 2016 krenaria e Kosovës, xhudistja Majlinda Kelmendi, e ka fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike në Rio 2016. Majlinda shkroi historinë e sportit të Kosovës dhe e kishte bërë tërë botën që të shkruajë e që të flasë për të.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar vitin historik, suksesin më të madh në histori të sportit të Kosovës. 

“Besoj çdo kush në botë do të ketë dëgjuar ose shikuar, siç më kishte ndodhur mua si fëmijë, për stadiumin "Marakana" në Rio. Aty ku shkëlqenin me krenari yjet e futbollit brazilian, Pelle, Ronaldo, etj.

Saktësisht katër vjet më parë, si president i shtetit më të ri në botë u gjenda në tribunat e këtij gjigandi sportiv. Ëndrra kosovare po bëhej realitet. Ekipi sportiv i Kosovës po parakalonte me flamurin e ngritur lart.

Presidenti i Serbisë në shenjë proteste braktisi tribunat. Derisa ekipi ynë hidhte hapat e parë në historinë e lojërave olimpike botërore isha plotë emocion dhe krenari.

Edhe sot dhe përgjithmonë i kujtoj ato ditë të veçanta betejash të Majlindës.

Ishte mbresëlënës talenti dhe besimi në fitore. Fitorja e Medaljes së Artë nga Majlinda në Rio 2016, shënoi suksesin emblematik për sportin kosovar në arenën botërore. Këtë e bëjnë njerëz të veçantë, të punës dhe besimit në sukses. Krenar me ju!

Majlindë ty dhe Dritonin ka kohë që nuk iu kam takuar. Pres me padurim të flasim për dëshpërimin e Londrës 2012, lotët e gëzimit dhe krenarisë në Rio 2016 dhe planet tuaja të ardhshme për sukseset e reja", shkruan Thaçi në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat