Kuka: I lumtur që rrugëtimin e nisur nga vëllau dhe trajneri imi i parë Syla e kurorëzuam me medalje 

Xhudo

Kuka: I lumtur që rrugëtimin e nisur nga vëllau dhe trajneri imi i parë Syla e kurorëzuam me medalje 

Nga: K.G. Më: 29 gusht 2020 Në ora: 17:24
Driton Kuka dhe Majlinda Kelmendi

Selektori i kombëtares së Kosovës në xhudo, Driton Kuka, kujton disa nga momentet më të bukura të tij. 
“Kampionja e parë Botërore erdh në Kosovë tash e 7 vite më parë!

Në sport Titulli Olimpik është më i rëndësishmi por për mua si trajner e arta e parë nga Botërori i Rios ishte shumë emocionale dhe e pabesueshme deri atë moment!

Krenar me ekipin e nxënësit e mi, krenar edhe me komunitetin e xhudos në krye me Agronin por edhe gjithë të tjerët!
I lumtur që rrugëtimin e nisur nga vëllau dhe trajneri imi i parë Syla e kurorëzuam me medalje për vendin tonë e popullin shqiptar!

Mirënjohës ndaj KOK dhe Kryetarit Hasani por edhe shumë njerëzve tjerë që na përkrahën e në veçanti ish Ministri Krasniqi por edhe shumë të tjerë”, ka shkruar Kuka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat