Driton Kuka ankohet: Kosova gjithmonë në plan të dytë

Xhudo

Driton Kuka ankohet: Kosova gjithmonë në plan të dytë

Nga: K.G. Më: 10 shtator 2020 Në ora: 16:36
Driton Kuka ankohet: Kosova gjithmonë në plan të dytë

Driton Kuka, selektor i kombëtares së Kosovës në xhudo, ankohet me situatën që po kalon vendi ynë dhe normalisht që po shihen edhe pasojat.

“E postova një foto nga Kampi në Poreç muajin e kaluar!

Përveç Kroacisë ekipi ynë ishte edhe në Turqi, këto dy shtete dhe federatat e tyre i njohin testet PCR të IKSHPK dhe kjo është për çdo lavdatë e falënderim prej nesh dhe vlerësim e besueshmëri për shtetin tonë, por...
Shtetet e EU shumica në mos krejt s’po i pranojnë këto testime dhe rrjedhimisht ekipi ynë po ka probleme si edhe shumë ekipe e edhe njerëzit që posedojnë viza turistike për të udhëtuar!

Kam kontaktuar disa Ambasada të shtetit tonë dhe deri tash s’ka asnjë informatë për këtë çështje, normalisht do duhej që të angazhohen për ma shumë informata ,jemi në kohë të jashtëzakonshme dhe angazhimet duhet të jenë të tilla!

Sot në Austri do duhej të jemi por se patëm këtë mundësi që e kanë shtetet që atje udhëtuan.
 Deri kur do jemi të hendikepuar, numrat në Kosovë po bijnë dukshëm dhe kemi situatë më të mirë se shumica e vendeve të EU por Kosova gjithmonë në plan të dytë!”, ankohet Kuka.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat