Sportistët e Kosovës duhet të kenë shumë kujdes

Xhudo

Sportistët e Kosovës duhet të kenë shumë kujdes

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 13:21
Sportistët e Kosovës duhet të kenë shumë kujdes

Organizatorët e lojërave olimpike “Tokio 2020”, eventi më i madh sportiv në botë, i shtyrë për verën e vitit të ardhshëm si pasojë e pandemisë Covid-19, kanë deklaruar se në këtë olimpiadë, do të lejohet të vijnë dhe garojnë vetëm sportistët, që do të jenë negativë nga koronavirusin.

Të gjithë ata që do të hyjnë në Tokio duhet të kenë kryer tamponin të paktën 72 orët e fundit.

Në olimpiadë zakonisht marrin pjesë 11 mijë sportistë nga 200 vende bote. Aktualisht, Japonia ka mbyllur dyert për personat që vijnë nga 159 shtete të botës, ku Covidi-19 vijon ende të ketë nivel të lartë infektimi.

Përveç tamponit, të gjithë sportistët duhet të shkarkojnë një aplikacion në celularët e tyre, i detyrueshëm, i cili do të monitorojë gjendjen e tyre shëndetësore 24 orë. Ky është një vendim i marrë nga Qeveria e Japonisë.

Gjithashtu, asnjë sportist nuk do të lejohet të përdorë mjetet e transportit publik gjatë olimpiadës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat