Xhudistët iu kthehen garave ndërkombëtare pas shtatë muajsh

Xhudo

Xhudistët iu kthehen garave ndërkombëtare pas shtatë muajsh

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 16:45
Xhudistët iu kthehen garave ndërkombëtare pas shtatë muajsh

Pas shtatë muajsh mungese shkaku i përhapjesë së pandemisë Covid 19, xhudistët tanë do t’iu kthehen garave ndërkombëtare.

Këtë fundjavë (3 dhe 4 tetor 2020) do të mbahet Kupa Evropiane për seniorë, e cila zhvillohet në Dubrovnik të Kroacisë.

Ekipi i xhudos përfaqësohet nga Erza Muminoviq, kategoria -48 kilogramë, Flaka Loxha (-57 kg), Laura Fazliu (-63 kg) dhe Shigeki Nakamura (-73 kg).

Për Nakamurën, që ka prejardhje nga Japonia, do të jetë gara e parë ndërkombëtare që përfaqëson vendin tonë, që prej marrjes së pasaportës së Kosovës muajin e kaluar, njofton KOK-u.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat