Kosova shkëlqen në Dubrovnik, dy të arta dhe dy të argjendta 

Xhudo

Kosova shkëlqen në Dubrovnik, dy të arta dhe dy të argjendta 

Nga: K.G. Më: 3 tetor 2020 Në ora: 18:20
Kosova shkëlqen në Dubrovnik, dy të arta dhe dy të argjendta 

Djemtë dhe vashat tona shkëlqyen në turneun ndërkombëtar të xhudos, që u zhvillua në qytetin kroat, Dubrovnik.   

Selektori i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, është i kënaqur me paraqitjen e xhudistëve dhe xhudisteve tona.  
“EJU European Cup Dubrovnik - Kosova i rikthehet medaljeve zyrtare!

Dy të arta e dy të argjendta!
Shigeki Nakamura 73 kg – i artë
Laura Fazliu 63 kg – i artë

Flaka Loxha 57 kg – e argjendtë
Erza Muminoviqi 48 kg e argjendtë.

Nismë e mbarë para garave të mëdha që na presin.
Rrugëtimi ynë drejt përfaqësimit dinjitoz do vazhdoj tutje!

Performansa e garuesve në ngritje e sipër, na pret punë e madhe drejt formës së duhur”, njofton Kuka.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat