Mbreti i sportit të Kosovës, që e detyroi gardën ruse ta nderoi Flamurin e Kosovës   

Xhudo

Mbreti i sportit të Kosovës, që e detyroi gardën ruse ta nderoi Flamurin e Kosovës   

Nga: Kemajl Goca Më: 4 tetor 2020 Në ora: 12:58
Driton Kuka

Kosova ka një mbret të sportit! Ai quhet Driton Kuka! Kosova e ka reputacionin e jashtëzakonshëm në rrafshin ndërkombëtar përmes xhudos, Driton Kukajt, Majlinda Kelmendit, Nora Gjakovës, Distria Krasniqit, Akil Gjakovës, Loriana Kukajt, presidentit të federatës Agron Kuka dhe emrave të rinj që po vijnë. 

Me 12 qershor të vitit 1999 u çlirua Kosova nga agresori serb!

Në atëkohë, secila federatë e mendonte ndërkombëtarizimin dhe pjesëmarrjen në garat ndërkombëtare! Vëmendja më shumë ishte të boksi dhe shumica mendonin se ky sport do të na sjellë medalje evropiane, pak kush e mendonte se Kosova e ka një mbret të vërtetë të sportit, Driton Kukajn!

Image

E para, Driton Kuka kishte filluar me një plan-program interesant stërvitor dhe me fokus për të ndërtuar një xhudiste të përmasave botërore!

Pak kush i besonte dhe madje iu dukej një ëndërr e parealizuar nga Kukaj. 

Për dikë ishte një ëndërr e mirë që po e sheh Kukaj, veçmas kur po e zë gjumi!  

Djaloshi i rritur me ujë të Grykës së Rugovës, punonte me përkushtim dhe me një objektiv të qartë: Si të shkojë në Lojërat Olimpike! 

Ëndrra iu realizua në vitin 2012!  Majlinda Kelmendi (-52 kg) me Flamur të Shqipërisë në Londër përkatësisht në Lojërat Olimpike! Nuk i shkoi ashtu si duhet dhe një mungole e mposhti befasisht! Kukaj i zhgënjyer e me lot sikurse Majlinda, ndërsa në Kosovë disa dashakëqij e priten humbjen me gëzim dhe me një shprehje të pandershme: “U pa, u pa kush është Majlinda!

Gënjeshtra doli, u pa në Londër se sa e fortë është Majlinda”! 

Mbreti i Sportit të Kosovës fort nuk u morë me disa dashakëqij, i grahi punës dhe arriti në piedestalin më të lartë. 
Para se të arrijë në piedestalin më të lartë, mediat e mëdha botërore, si Guardian, BBC, CNN etj. kishin bërë disa reportazhe për xhudon, Majlindën, Dritonin dhe për Kosovën!  KUkaj nuk e kishte mbështetjen e duhur apo  dorën e shtetit ashtu si e meritonte në vitin 2010, as 2012, sepse pak i besonin se ka disa garuese si ari të çmuara! Kjo nuk e dekoncentronte kokëfortin Kukaj!  

Pas titullit të Evropës në Paris në vitin 2014, po këtë vit Majlinda me trup të vogë e me zemër të madhe fitoi titullin e  kampionit të botës në Rio! 

Pas dy viteve përkatësisht në vitin 2016 fitoi medaljen e artë olimpike në Rio! 

Kosova në festë, dashakëqijtë në heshtje dhe të strukur, që besa morën guximin dhe shkuan e pritën në aeroport, duke bërë selfie me Majlindën e Driton Kukaj dhe thurur elozhe false: Ju jeni krenarinë jonë!! 

Mbreti i Kosovës, ashtu siç tregohen personalitete e mëdha, edhe për ata dashakëqij e kishte një monedhë të bukur: Faleminderit për këto fjalë të bukura!

Edhe një veçantë nga shumë sukseset e mëdha apo të panumërta që i solli Kosovës. Para olimpiadës në vitin 2016, garda ruse nderoi Flamurin e Kosovës, kur Majlinda fitoi medaljen e artë pikërisht në Kazan të Rusisë.

Kjo ndodhi me urdhër të presidentit rus, Vlladimir Putin! Vëllai i vogël i Rusisë, Serbia u bë nervoz dhe nuk e kishte pritur mirë, që vëllai i madh nderoi Flamurin dhe himnin e shtetit të Kosovës!  

Driton Kuka – Mbreti i Kosovës apo i papërsëritshmi si trajner, edhe dje nga Dobrovniku na solli katër medalje, dy të arta dhe dy të argjendta, kjo është mrekulli!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat